Vreshtarët paralajmërojnë bllokada të rrugëve

    Mundësia që në shtator edhe vreshtarët të dalin në protesta dhe të bllokojnë rrugët nuk përjashtohet, pasi siç thonë ata, çmimet e ulëta të blerjes, sëmundjet e shfaqura këtë vit, ndryshimet klimatike, mungesa e punëtorëve, strategjia e vonuar kombëtare për zhvillimin e vreshtarisë, e kanë shkatërruar prodhimin e rrushit. Sipas tyre, nëse më shumë se para një dekade, janë prodhuar 185 milionë kilogramë, të korrat e këtij viti vlerësohen në më pak se një e katërta.

     Sipas kryetarit të Sindikatës së Shoqatave të Prodhuesve të Rrushit në Maqedoninë e Veriut, Jovan Zllatevski, ky vit ka qenë shumë i keq për shkak të sëmundjeve, kushtet klimatike. “Njerëzit kanë spërkatur 6-7 herë në vreshtat e tyre. Ne presim që të kemi diku nga 40-45 kilogram rrush, dhe kjo për shkak të zbatimit të parakohshëm të strategjisë”, theksoi Zllatevski. Nga atje konfirmuan se nga ekziston një buxhet që shteti e ndan për vreshtarinë, por megjithatë ka çështje që për dekada janë të hapura dhe ende nuk janë zgjidhur, derisa problemet po grumbullohen. Ata duan të përcaktojnë çmimin e prodhimit të rrushit, ndryshimet në pagesën e subvencioneve, pjesëmarrjen e kultivuesve në grupe nën-sektoriale në Ministrinë e Bujqësisë. Që të dëgjohet zëri i tyre ata paralajmërojnë edhe protesta e bllokim të rrugëve, që sipas Zllatevskit, mungesa e vreshtarëve në mbledhjen kur u miratua strategjia i ka irrituar dhe për vetëm për këtë do të dalin në protestë. “Kujt duhet t’i drejtohemi nëse nuk kemi protesta. Nuk jemi anëtar të grupit nën-sektorial, vendoset për strategjinë e vreshtarisë dhe vertarisë, dhe ne askush nuk na pyet për asgjë. Le të na thonë se cilët vreshtarë ishin të pranishëm në mbledhjen kur u miratua strategjia. Pikërisht për këtë jemi të irrituar dhe do të protestojmë”, u shpreh ai.

    Ndërkohë, nga ana tjetër ministri i Bujqësisë Nikollovski, gjatë vizitës që i bëri një kantine tha se Maqedonia e Veriut po e ruan prodhimin dhe sipërfaqen me vreshta, ndërsa po rrit edhe eksportin e verës. “Fluksi i valutës vitin e kaluar ishte 60 milion euro, nga ana tjetër për 6 vite janë paguar 90 milionë euro për vreshtarët dhe kantinat me baza të ndryshme”, tha Nikollovski. Ai shpalli edhe strategjinë e re 10 vjeçare për zhvillimin e këtij sektori si dhe Ligjin e ri për verërat, që sipas tij është në përputhje të plotë me direktivat e BE-së. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Partitë ngufasin potencialin e të rinjve

    Lajmi i rradhës

    KShPK-ja do të hapë lëndë për kompaninë “Eurovia”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë