Partitë ngufasin potencialin e të rinjve

    Fotografia: Nistori

    ipas të dhënave më të fundit të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, aktualisht janë të papunë 599 magjistër dhe 20 doktorë shkencash. Gjithashtu, sipas shifrave, 6820 persona me arsim të lartë në vend janë në pritje të punësimit. Ikja e stafit mjekësor për arsyeje të ndryshme po vazhdon edhe këtë vit. Ndër arsyet kryesore që i numërojnë të rinjtë janë paga, kushtet e punës dhe një sërë arsyeje dhe përparësi tjera të cilat i numërojnë. Në shtetet e zhvilluara Agjencia për Punësim ndjek zhvillimet e tregut, analizon sektorin privat dhe publik se për çfarë kualifikimi dhe kuadri kanë nevojë dhe gjithashtu organizon edhe trajnime për të rinjtë. Pikërisht kjo metodë i mungon Maqedonisë së Veriut.

    Sipas njohësve të çështjeve, evidentimi i të papunësuarve kalon vetëm në një proces shumë formal. Kjo bën për të kuptuar që përgjegjësia më e madhe bie mbi vetë udhëheqësin e Agjencisë së Punësimit dhe më pas edhe te subjektet politike, të cilat për arsye politike zhvendosin kompetencën e agjencisë në përgjegjësinë e tyre kryesore.

    Për këtë analisti Sefer Selimi, deklaroi për gazetën KOHA se premtimin për punësim, partitë politike e përdorin në këmbim të votave.  “Paritë politike e kanë kthyer sektorin publik në mekanizëm për blerjen e votës. Pa përjashtim, të gjitha përdorin premtimin për punësim në sektor publik si këmbim për mbështetjen me votë dhe në rast të realizimit, e përdorin atë punësim si mjet për te kontrolluar votën, pra i kthejnë ne robër të partive politike”, theksoi Selimi.

    Ai shtoi se kjo jo vetëm që deformon dhe trazon tregun e punës, por nga njëra anë e ngulfat plotësisht potencialin individual dhe nga ana tjetër shkurton plotësisht kapacitetin e sektorit privat për të tërhequr kapital kualitativ njerëzor. “Gjithsesi qe kjo ndikon qe edhe te punësohen njerëz të gabuar në vende të gabuara, ndikon në konkurrencën e drejtë dhe të barabartë për tu punësuar në institucione publike dhe rrjedhimisht ndikon në kualitetin e shërbimeve që marrim si qytetar. Këtu kemi të bëjmë edhe me një mentalitet të mbrapsht e të imponuar që “puna e shtetit” është e sigurt, pa çka se ajo mund ta mbys plotësisht potencialin e një të riu/reje për të qenë sipërmarrës, inovativ por edhe të punojë në kompani prestigjioze”, deklaroi Sefer Selimi, analist.

    Ndryshe, nga Agjencia për Punësim informojnë se nga magjistrat e papunë, sipas fushës në të cilën kanë magjistruar, më të shumtët janë ata të profilit magjistër i shkencave juridike, magjistër i shkencave ekonomike, magjistër i administrimit të biznesit, magjistër inxhinier arkitekt, magjistër i farmacisë, magjistër i shkencave politike, pastaj magjistër i menaxhimit të marketingut, magjistër i shkencave të psikologjisë, magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe profile të tjera të magjistrave të papunë. “Nga personat e papunë, doktorë shkencash, në evidencën e personave të papunë janë regjistruar doktorë të shkencave ekonomike, doktor të shkencave politike, doktorë të shkencave informatike, pastaj doktorë të shkencave të shëndetit publik, doktorë të shkencave në fushën e sigurisë, doktorë të shkencave të çështjeve juridike, doktorë të shkencave filologjike, doktorë të shkencave të çështjeve sociale dhe politikës sociale, doktorë të shkencave të pedagogjisë dhe të profileve tjera”, bëjnë të ditur nga atje.

    Në anën tjetër bizneset ankohen se nuk mund të gjejnë punëtor, sidomos ato të gastronomisë. Sipas statistikave, kompanitë kërkojnë rreth tetë mijë punëtorë dhe njëkohësisht papunësia në vend është rreth 20%. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Gurët e çmuar dhe padia disa miliarda eurosh kundër Malit të Zi

    Lajmi i rradhës

    Vreshtarët paralajmërojnë bllokada të rrugëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë