Vuçiq nuk beson në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar largimin e barrikadave në rrugët e veriut të Kosovës dhe tërheqjen e forcave të Njësisë Speciale të Kosovës, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel për targat. Ai gjithashtu tha se nuk beson se do të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe, sepse thotë se “e di se me kë ka të bëjë Serbia”.

    Vuçiq ka thënë se situata gjatë largimit të barrikadave ishte e tensionuar. “Kishte maltretime ndaj njerëzve tanë: ‘Hiqni një kamion, pastaj hiqeni të gjithë deri në fund’. Ju e keni parë entuziazmin e njerëzve tanë kur forcat e tyre [Njësia Speciale] u larguan nga veriu i Kosovës”, tha Vuçiq për TV Prva.

    Duke folur për marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës nga Brukseli, me të cilën u tejkalua gjendja e krijuar nga aplikimi i reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, Vuçiq tha se nuk ka marrëveshje të lehta dhe “asgjë të lehtë për Serbinë”.

    Ai deklaroi se Serbia në fakt nuk ka prani në Kosovë që nga viti 1999.

    “Që atëherë, ne kemi luftuar për të mbajtur hundët, nëse jo gojën, mbi ujë. Për të ruajtur sigurinë për njerëzit tanë në Kosovë. Po luftojmë në kushtet në të cilat e gjithë hemisfera perëndimore po bën presion për të dorëzuar atë që ka mbetur nga hunda jonë”, tha Vuçiq.

    Vuçiq tha se serbët në Kosovë nuk e duan KFOR -in “për shkak të agresionit të NATO -s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999”, por shtoi se NATO dhe KFOR janë e vetmja mbrojtje e vërtetë atje, “për fat të keq, kishte edhe rusë, por ata u tërhoqën, dhe NATO mbeti”.

    Ai vuri në dukje se nuk beson se do të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe, “sepse e di se me kë ka të bëjë Serbia”. 

    Lajmi Paraprak

    Pesë çrregullime ushqimore që ndoshta s’i keni dëgjuar më parë

    Lajmi i rradhës

    Refuzohet propozimi i BE-së nga Greqia për monitorimin e kufijve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë