Vuçiq pas takimit me Kurtin: Nuk nënshkruam asgjë, Asociacioni duhet të realizohet

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimeve të gjata në Ohër njoftoi se nuk kanë nënshkruar asgjë, por se kanë arritur “njëfarë marrëveshje”.

    Në një deklarim para mediave, Vuçiqi u shpreh i lumtur për këtë, ndërsa ka thënë se për Serbinë është shumë me rëndësi formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    “Kemi arritur njëfarë marrëveshje. Unë jam i lumtur për këtë. Por kjo nuk është e tëra”, tha ai pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Telegrafi.

    Në këtë takim që u ndërmjetësua nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, u bisedua për zbatimin e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Duke iu drejtuar gazetarëve, ai tha se nuk ka nënshkruar asgjë.

    Vuçiq po ashtu tha se do t’i njoftojë qytetarët e Serbisë për gjithçka që ka ndodhur dhe do t’ua shpjegojë “atë që i pret”.

    Lajmi Paraprak

    Kurti pas përfundimit të takimit: Vuçiqi i ikë nënshkrimit të marrëveshjes

    Lajmi i rradhës

    Depresioni nuk njeh moshë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë