Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendi i tij po vazhdon luftën për Kosovën në të gjithë frontet diplomatike.
Ai madje shkroi në llogarinë e tij në Instagram se kjo luftë kurrë nuk ka qenë e lehtë, dhe se sipas tij po bëhet çdo herë më e vështirë dhe më komplekse.
“Kam diskutuar me kryeministrin e Holandës, Luksemburgut, Hungaria, Austrisë dhe Shqipërisë, përfaqësuesit e Turqisë dhe Francës si dhe me nënkryetarin e qeverisë italiane. Kërkova nga të gjithë bashkëbiseduesit që para së gjithash të shikojnë kushtet e padurueshme në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë, si dhe të angazhohen në zbatimin e normave elementare civile dhe juridike, për të mbrojtur popullin tonë që janë të ekspozuar ndaj dhunës dhe presioneve të përditshme”, ka shkruar presidenti serb.
Vuçiq edhe një herë ritheksoi se lufta po vazhdon dhe po bëhet më intensive, sepse tij dorëzimi nuk është opsion.