Vullnetarët nga Kosova shpërndajnë ushqim për të prekurit nga tërmeti në Turqi

    Vullnetarët shqiptar nga Kosova po tregojnë solidaritetin e tyre me qytetarët turkë të goditur nga tërmeti në zonën e Kahramanmarashit dhe Hatayit. Mediat turke shkruajnë se Organizata “Kujdesi për Jetimët e Kosovës” iu përgjigj që në momentin e parë thirrjes së autoriteteve për të ofruar ndihmë për të prekurit e tërmetit.

    Në të njëjtën kohë, një ekip i Organizatës ditën tjetër të tërmetit me magnitudë 7.6 ka kaluar në zonën e prekur.

    Disa vullnetarë në një kuzhinë duke përgatitur supë për të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës. Faza e shpëtimit të njerëzve të mbetur nën rrënoja “është drejt fundit” dhe tani pritet që përpjekjet të përqendrohen në ofrimin e strehimit dhe ushqimit për të mbijetuarit, tha shefi i Organizatës “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”, Fadil Pushkolli, gjatë vizitës në Adiyaman të Turqisë, më 15 shkurt.

    Nga goditja e fortë e javës së kaluar humbën jetën mbi 37 mijë persona në Turqi dhe mijëra të tjerë u plagosën, ndërsa lëkundjet vijojnë akoma në zonë, por me magnitudë të vogël.

    Lajmi Paraprak

    Gashi: Alternativa nuk është gur i vogël dhe nuk është lehtë për ta thyer

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria: Mbi 300 dëshmitarë në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë