Gashi: Alternativa nuk është gur i vogël dhe nuk është lehtë për ta thyer

    Kryetari i Alternativës në “200” në Alsat, tha se e vetmja mënyrë për ta shpëtuar një parti politike, apo një politikan ka qenë të hiqet Alternativa dhe sipas tij, në matematikat e kryeministrit, ajo ka rezultuar ashtu dhe i kanë hyrë këtij procesit, përcjell Nistori.

    “Por Alternativa nuk është guri i vogël dhe nuk është lehtë për ta thyer dhe jo aq lehtë për ta lëvizur. Mendoj se koha do ta dëshmojë se ky ka qenë veprim i gabuar edhe për LSDM-në, edhe për BDI-në edhe për Qeverinë, edhe për proceset e përgjithshme evropiane sidomos për shkak se me këtë veprim është thyer dhe po vritet ëndrra evropiane”, tha Gashi.

    Ai tha se ata janë të lumtur me faktin që vendimi të cilin e kanë marrë për të hyrë në Qeveri, ka rezultuar me hapjen e negociatave.

    Gashi nuk i voton pa kushte ndryshimet kushteutese

    Gashi nuk beson se këtë vit mund të votohen ndryshimet kushtetuese. Ai tha se partia e tij mbështet ndryshimet kushtetuese, por me një kusht, që të pranohet amendamenti i tyre për luftën kundër korrupsionit.

    “Me një kusht nëse pranohet amendamenti për luftë kundër korrupsionit. Ne e kemi propozuar një amendament kushtetues duke qenë në Qeveri, kemi thënë se më së pari vlen për funksionarët tanë dhe kishim dashur që njëherë e përgjithmonë të ngriten kriteret e luftës kundër korrupsionit në këtë vend, sepse jemi lodhur të gjithë me ata që keqpërdorin fondet e qytetarëve. Mendoj se është koha e fundit që t’i japim fund kësaj”, tha Gashi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    VËSHTIRË NË TREGJET ALTERNATIVE, SHKAK SANKSIONET E RUSISË!

    Lajmi i rradhës

    Vullnetarët nga Kosova shpërndajnë ushqim për të prekurit nga tërmeti në Turqi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë