Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc, në një deklaratë me shkrim për media ka reaguar ndaj, siç theksohet, “presionit të koalicionit qeveritar që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje ose të shkarkohen për shkak të përkatësisë së tyre politike”.
“Kjo thirrje e Qeverisë është shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor. Pavarësia e sistemit gjyqësor është çelësi për sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit, të cilat janë vlera themelore në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, deklaroi Vajc.
Ai ka vlerësuar se ka “presion të koalicionit qeveritar që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje ose të shkarkohen për shkak të përkatësisë së tyre politike”.
Pasdite ka reaguar përsëri kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke paralajmëruar se do të marrë pjesë në protestat e mundshme për shkarkimin e anëtarëve.
“Do të protestojmë dhe do t’u ndodhë populli, nëse gjykatësit e korruptuar nuk do të japin dorëheqje edhe pas mosbesimit, do të jem në radhët e para”, deklaroi Mickoski, duke shtuar se populli do të dalë nëpër rrugë për të protestuar.
Ai vlerësoi se këto anëtarë janë duke mbajtur inati, pasi nuk japin dorëheqje, edhe pse kanë vetëm 2-3 përqind besim në popull.