Në spitalin e Tetovës pas një kohe të gjatë, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë viktimë nga Covid-19

    Gjatë 24 orëve të kaluara, deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm në spitalin klinik të Tetovës, asnjë pacient nuk ka vdekur në mesin e pacientëve që po marrin mjekim spitalor në qendrën kovid. Po zvogëlohet edhe numri i të shtruarve në spital.

    “Për herë të parë pas më shumë se tre javësh, gjatë regjistrimit për periudhën 24-orësh, nuk kemi një pacient të vdekur në mesin e të hospitalizuarve. Janë nëntë hospitalizime të reja në spital, dhe 13 janë lëshuar në shtëpi. Tani janë gjithsej 84 të hospitalizuar, 82 prej të cilëve janë në mbështetje të oksigjenit. Numri i ekzaminimeve në ambulancë është 135”, tha mjekja Miranda Pajaziti.

    Një javë më parë, më 31 gusht, ishin 116 të shtruar në spital, ndërsa dy javë më parë, më 24 gusht, pati numër më të madh të rasteve të vdekjes 10-të gjatë 24 orëve.

    Lajmi Paraprak

    Koalicioni i personave me nevoja të veçanta sot do të protestojë para Qeverisë së RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Mariçiq: Vetëm gjyqësia e pavarur mund të jetë garanci për demokracinë dhe sundimin e së drejtës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë