Weber: VMRO-DPMNE ta respektojë Marrëveshjen e Prespës dhe ta përdorë emrin Maqedonia e Veriut

    Manfred Weber

    Porosi deri te drejtuesit e VMRO-DPMNE-së që të respektojë Marrëveshjen e Prespës dhe të përdor emrin Maqedonia e Veriut, ka dërguar përmes platformës Iks, kryetari i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Manfred Veber, njofton korrespondentja e AIM nga Athina.

    “Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së duhet në tërësi të respektojë dispozitat e Marrëveshjes së Prespës dhe të përdorë në vazhdimësi emrin ‘Maqedonia e Veriut’. Respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është parakusht bazë për ne si PPE. Përndryshe Evropa nuk mund të funksionojë dhe BE-ja nuk do ta pranojë këtë”, ka shkruar Veber.

    Pjesë e Partisë Popullore Evropiane është edhe VMRO-DPMNE dhe Demokracia e Re greke dhe ky është reagimi i parë i PPE-së pas zgjedhjeve për vendin.

    Zëdhënësja e SIRIZA-s, Vula Kehaja në brifingun me gazetarë javën e kaluar dërgoi pyetje deri te qeveria greke “nëse ka për qëllim të ngrejë çështjen e përjashtimit të VMRO-së nacionaliste nga Partia Popullore Evropiane, pra partisë simotër të Demokracisë së Re”.

    Lajmi Paraprak

    Kush duhet t’i përfaqësojë shqiptarët në Qeveri?

    Lajmi i rradhës

    Osmani: RMV e bashkësponsorizoi rezoluten për Srebrenicën / Bërnabiq: i vështirë bashkëpunimi me vendet që ishin sponsorë të rezolutës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë