“BDI shpëtimin po e kërkon te Nikolla Gruevski”

    Nga Lëvizja Demokratike thonë se BDI e di se do t’i humbë zgjedhjet, dhe se ato e dinë që do të shkojnë në opozitë, dhe ato duke shtuar se tani BDI-ja kërkon shpëtimin e tyre të fundit te miku dhe bashkëpunëtori i vjetër pra te Nikolla Gruevskin.

    Nga Lëvizja Demokrtaike thonë se BDI-ja ia dha mundësinë të arratisej, duke ruajtur pronën e tij dhe shpresonin se të njëjtin shërbim do të bëj Gruevski për ta.

    “Njeriu që ishte arsyeja pse shumë shqiptarë u dënuan, u persekutuan dhe ju bënë padrejtësi, njeriu të cilin BDI e sulmoi si arsye për mos anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, sot pikërisht ai njeri është shpresa e fundit për shpëtimin e BDI-së. BDI nuk ka shpresë që Gruevski mund të sigurojë deputetë që do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës”.

    “BDI shpëtimin e sheh në përsëritjen e episodave të njëjta. Pra, ashtu siç nuk u ndëshkua Gruevskin mos të ndëshkohet edhe kriminaliteti i disa personave të BDI-së. BDI-ja e din se do të shkojë në opozitë andaj e do Gruevskin në pushtet. Gruevski u ka borxh atyre. Kështu mendojnë ato se shqiptarët do të duhet të harrojnë gjithë dëmin, gjithë korrupsionin, të gjithë fëmijët e ikur nga shteti, thonë nga Lëvizja Demorkatike. “Ndryshimet në Kodin Penal ishin fillimi, kështu që tani po vazhdojnë me iniciativë para Gjykatës Supreme që kërkon kthimin e abolimeve të Gjorge Ivanovit. Mediat raportojnë se Artan Grubi është përfshirë personalisht në lobim dhe presion për rikthimin e faljeve”.

    “Ne e dënojmë ashpër këtë sjellje të qeverisë. Ne duam drejtësi. Ata duan të ketë PAZAR dhe TREGTI me drejtësinë. Sot për Gruevskin, nesër për veten e tyre. Ne jemi kundër, por edhe të gjithë shqiptarët janë kundër kësaj politike të BDI-së. Dënimi do të vijë shumë shpejt. I bëjmë thirrje gjykatësve të Gjykatës Supreme që të mos bien në këtë grackë dhe presion të BDI-së”, thonë nga LD.

    Lajmi Paraprak

    Von der Leyen në Tiranë: Moment kyç për integrimin e Ballkanit, mos e lini mundësinë të ikë

    Lajmi i rradhës

    Dodiku refuzon të deklarohet para gjykatës së Bosnjës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë