Xhaferi: marrëveshja e Përzhinos është në fuqi, do të ketë kryeministër shqiptar

    Foto: AIM

    “Shqiptarët po e marrin shtetin”, Xhaferi për retorikën e VMRO-së: Është diskriminuese, mos të them term më të rëndë

    Marrëveshja e Përzhinos është në fuqi dhe do të ketë kryeministër teknik, në këtë vazhdë ai do të jetë shqiptar. Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21, përcjell Nistori.

    Më tej tha se kryeministri teknik nuk i takon opozitës.

    “Në suaza të asaj është edhe kryeministri teknik… Nuk e merr opozita kryeministrin. I merr tre ministri.

    A do të kemi edhe me kryeparlamentar shqiptar dhe kryeministër, presidenti do të jetë problem…?

    Qasja e frikës se do të bëhen të gjithë shqiptar, është qasje diskriminuese, mos të them term më i rëndë”, tha Xhaferi teksa foli për VMRO-DPMNE-në.

    “Përskaj drurit të thatë, shkon edhe druri i lagët”

    “Përskaj drurit të thatë, shkon edhe druri i lagët”, kështu deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi teksa foli për Ligjin për amnisti, për Kodin penal dhe për ndryshimet kushtetuese.

    “A e sjell kjo 80?

    A do të arsyetohet nëse e sjell?

    Xhaferi: Nuk e bëj unë atë matematikë.

    E përgjithshmja e arsyeton…”, tha më tej Xhaferi duke mos u shprehur saktë se çfarë do të sjellin ndryshimet në ligjin për amnisti dhe nëse me të njëjtin synohen të sigurohen deputetë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

    “Unë jam pika ku duhet të sulmojnë” – thotë Xhaferi për seancën për ndryshimet kushtetuese

    “Do e luajmë atë pjesë të lojës, apo nuk do ta luajmë dhe gjithë kjo për të ardhmen e shtetit”.

    Kështu mes tjerash e vlerëson situatën për mos-thirrjen e seancës për ndryshimet kushtetuese, e cila filloi, u shterrur debati dhe është ndërprerë, kryeparlamentari Talat Xhaferi.

    “Unë duhet ta thirr, por që ta thirrë Talat Xhafer duhet që (Ali) Ahmeti (lider i BDI-së) ta kryejë punën dhe të tjerët që janë pjesë e vendimmarrjes së përbashkët, koordinim dhe bashkëveprim që në fund të jetë rezultati për të ardhmen e qytetarëve”, tha Xhaferi.

    Ai shtoi se deklaratat që i drejtohen atij, për të ftuar seancën për ndryshimet kushtetuese për të hedhur në votim të njëjtën, për të cilën duhen 80 deputetë, janë për politikë ditore.

    “Për politika ditore normalisht se unë jam pika ku duhet të gjithë të sulmojnë”, tha Xhaferi.

    Talat Xhaferi thotë se Marrëveshja e Përzhinos është në fuqi, do të ketë kryeministër shqiptar

    “Të gjithë ata që bëjnë matematika të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, duhet të kenë parasysh për zgjedhjet parlamentare qofshin të rregullta se 100 ditë para 5 majit duhet të ketë qeveri teknike. Secili nxënës i klasës së parë nëse e merr të numërojë, e kupton se 100 ditë para. Në maj i ke 30 ditë, 31 ditë i ke në prill, në mars i ke 30 ditë, në shkurt i ke 28 ditë… Qeveri teknike duhet të ketë në javën e fundit të janarit”.

    Ky është sqarimi i kryeparlamentarit kur u pyet se a ka mundësi ligjore që edhe zgjedhjet.

    Në këtë vazhdë, ai shtoi se do të jetë dhe kryeministri shqiptar, pasi siç tha, kryeministri teknik nuk i takon opozitës. /Nistori/


    Lajmi Paraprak

    Bankat ndër sektorët më fitimprurës në RMV

    Lajmi i rradhës

    Solana: Netanyahu është politikani më i keq në historinë e Izraelit (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë