Xhaferi: Më 6 gusht shpallen zgjedhjet lokale

    Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e rregullt me gazetarët ka njoftuar se shpallja e zgjedhjeve lokale do të bëhet me 6 gusht. Sipas tij, datë për zgjedhje është 17 tetori dhe nga ky afat kushtetues nuk ka mundësi manovrimi apo shtyrje.

    Lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Xhaferi ka deklaruar se miratimi i tyre pas pushimeve të Kuvendit mund të komplikojë procesin zgjedhor. Edhe pse procedura ligjvënëse nuk është pengesë për ndryshimin e Kodit edhe pas shpalljes së zgjedhjeve, afatet e rregulluara me ligj dhe aktivitetet e KSHZ-së dhe të partive mund të komplikohen. Me qëllim përmbylljen e aktiviteteve të rregulluara me afate, Kuvendi në koordinimin që pason do ta shqyrton mundësinë për të punuar edhe të shtunën. Nga e diela deputetët shkojnë në pushim kolektiv./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Soros: “Ballkani i Hapur” do të krijojë mundësi edhe për romët

    Lajmi i rradhës

    Gërvalla: Në pasaportën time si vendlindje gjithmonë figuron Shkupi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë