Xhaferi nuk e pranon propozimin e Mickoskit për shkarkimin e Filipçes

    Talat Xhaferi për TV21 ka bërë të ditur se nuk do të pranojë propozimin e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që Kuvendi të shkarkojë ministrin dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçen dhe Ilir Hasani.

    Siç tha Xhaferi, neni 184 në të cilin u thirr Mickoski, në bazë të së cilit do të ngritë procedurë shkarkimi në Kuvend, vlen vetëm për Deklarata, rezoluta, vendime, rekomandime dhe akte të përgjithshme.

    Xhaferi më tej për TV21 tha se Neni 184 në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me procedurë shkarkimi, duke shtuar se procedura te neni 184 ngritët në fazën e leximit të dytë.

    Mickoski në paraqitjen para gazetarëve tha se nëse Filipçe dhe Hasani deri të martën nuk dorëzojnë dorëheqjet në Kuvend, atëherë ata si grup parlamentar do të iniciojnë shkarkimin e tyre në bazë të nenit 184 të Rregullores së punës së Kuvendit. Kur u pyet se pse nuk ngritin interpelancë, Mickoski tha se kjo nuk është praktikë e suksesshme, pasi siç tha, Xhaferi interpelancat i ruan në sirtarë.

    Lajmi Paraprak

    Baçovska-Nediq: Deklaratë shumë të butë në lidhje me ashpërsinë e tragjedisë ku humbën jetën 14 persona

    Lajmi i rradhës

    Turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut mund të hyjnë në Zvicër vetëm nëse janë të vaksinuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë