Xhaferi sqaron detajet për zgjedhjet e parakohshme dhe për ato të rregullta

    Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në deklaratë për AIM thotë se do të thërriste mbledhje të liderëve për të rënë dakord për datën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare vetëm nëse kryetarët e partive politike do të pajtoheshin për këtë, duke paralajmëruar se nëse ka bisedime, ato duhet të përfundojnë jo më vonë se deri në fund të vitit. Gjithçka pas kësaj do të nënkuptojë ecuri të afateve dhe procedurave të parashikuara me ligj dhe Kushtetutë për zgjedhjet e rregullta, përcjell Nistori.

    “Së pari dhe më kryesorja nuk është çështja nëse kryetari i Kuvendit do të thërriste apo jo një mbledhje të liderëve. Mendoj se është më e përshtatshme të pyesim nëse liderët e partive politike do t’i përgjigjeshin një fteseje të tillë të mundshme dhe nga kjo më pas varet e gjithë procedura e mëtejshme. Do të ishte më e përshtatshme që fillimisht të kishim informacion për vullnetin e liderëve për të ardhur në Kuvend. Sa më përket mua, nuk ka problem që ta përmbush atë vullnet”, thotë Xhaferi.

    Në pyetjen se a do të mbajë mbledhje nëse do ta kërkonte shumica e liderëve partiakë, edhe pse kryeministri dhe lideri i LSDM-së u deklarua se nuk ka nevojë për një gjë të tillë, kryetari i Kuvendit tha se cili do të ishte kuptimi i një takimi të tillë, nëse nuk ka vullnet nga të gjithë.

    “Do të thërrasë, po sikur të mos vijnë të gjithë? Unë nuk i përcaktoj temat për bisedë”, thekson Xhaferi.

    Kryetari i Kuvendit në deklaratë për AIM thotë se afatet për termine të rregullta për zgjedhjet janë të përcaktuara qartë, saktësisht, me Kushtetutë dhe me ligj, por edhe se ka hapësirë ​​për marrëveshje, por vetëm deri në fund të këtij viti.

    “Në lidhje me zgjedhjet, afatet për një sërë terminesh për zgjedhje janë të përcaktuara qartë dhe saktë me Kushtetutë dhe ligj. Viti i ardhshëm është viti 2024 – vit zgjedhor në të cilin sipas rendit duhet të ketë zgjedhje të rregullta presidenciale sepse ndryshe nuk mund të jenë nëse nuk plotësohen kushtet nga neni 52 paragrafi 2 nga Kushtetuta, të pengohet të kryejë funksionin për çfarëdo arsye presidenti, e më pas të ketë zgjedhje të parakohshme, të cilat sipas filozofisë natyrisht janë të rregullta. Edhe zgjedhjet e rregullta presidenciale në terminin e rregullt sipas Kodit zgjedhir duhet të mbahen në 60 ditët e fundit të mandatit aktual të presidentit aktual të vendit”, shpjegon Xhaferi.

    Nëse e dijmë se mandati ka nisur më 12 maj me inaugurimin e presidentit, shton ai, pesë vjetët skadojnë më 12 maj.

    “Pas 60 ditësh të atij mandati, duke numëruar nga data 12 maj mbrapsht, përkon me 14 mars, që do të thotë se dita e parë e mundshme për votim në zgjedhjet e ardhshme presidenciale është data 14 mars dhe çdo ditë tjetër më pas, pa rrezikuar afatin përfundimtar për raundin e dytë të zgjedhjeve duke pasur parasysh se ka dy raunde. Nëse dita e parë do të ishte 14 marsi – raundi i parë, atëherë pas 14 ditësh nëse do të zhvilloni një raund të dytë, data e fundit e mundshme për një raund të dytë, ndërsa të jeni brenda 60 ditëve të fundit është nga 5 maji deri më 8 maj sepse pas përfundimit të zgjedhjeve 48 orë zgjat procedura e ankimit derisa të konfirmohet përfundimi i votimit. Do të ishin data 9 dhe 10, janë 48 orë nëse shkojmë në 8 maj, data 11 është një ditë përgatitje për inaugurimin dhe inaugurimi do të bëhet në datën 12. Mirëpo, ai është cajtnoti”, thekson kryetari i Kuvendit.

    Pyetja që shtrohet, thotë Xhaferi, është çfarë nëse nuk zgjidhet president.

    “Nëse nuk zgjidhet, ekziston një procedurë e paraparë për përsëritjen e zgjedhjeve në përputhje me ligjin ekzistues dhe Kushtetutën, në mënyrë që kjo të mos kontestohet”, shton ai.

    Në të njëjtin vit kemi zgjedhje parlamentare, ndërsa mandati i rregullt për zgjedhjet parlamentare është në 90 ditët e fundit të mandatit katërvjeçar dhe ai mandat nuk mund të vazhdohet, përveç në situata ushtarake dhe të jashtëzakonshme.

    “Mandati katërvjeçar i kësaj përbërje skadon më 4 gusht, kur është konstituuar përbërja e fundit e Kuvendit. Dita e parë fillon nga ajo ditë dhe e fundit është 4 gushti. Duke qenë se zgjedhjet bëhen në 90 ditët e fundit të mandatit, nga data 4 gusht kur kthehesh 90 ditë mbrapa përkon me 5 maj. Dita e parë që mund të votoni për zgjedhjet parlamentare është 5 maji, pasi është një raund radhazi çdo ditë në vijim deri më 15 korrik.. Dhe dita e fundit për të votuar në zgjedhjet parlamentare në mandatin e rregullt është 15 korriku. Pse? Sepse nga votimi për Parlamentin në një afat jo më të gjatë se 20 ditë nga kryetari në largim i Kuvendit duhet të thirret seancë konstituive. Nëse ai këtë nuk e bën jo më vonë se dita e 20-të pas votimit, në ditën e 21-të mblidhen deputetët, deputeti më i vjetër thërret seancën konstituive dhe kryen konstituimin e Kuvendit. Kështu që, këto janë afate që janë strikte”, thekson Xhaferi.

    Kryetari i Kuvendit thekson se çdo termin para 5 majit për votim për zgjedhjet parlamentare konsiderohet si zgjedhje e parakohshme dhe për këtë ka procedurë tjetër.

    “Çdo datë tjetër të jetë opsion para 5 majit paraprakisht duhet të ketë procedura të tjera për sa i përket qeverisjes së Përzhinës, për shpërndarjen e Kuvendit dhe këto dy gjëra duhet të merren parasysh”, thekson Xhaferi.

    Ai thekson se Kuvendi nuk mund të punojë pas shpërndarjes së Kuvendit, kështu që nëse ka nevojë të përsëriten zgjedhjet presidenciale nuk do të ketë kush ta bëjë këtë.

    “Prandaj këto janë gjëra që nuk janë vetëm një vendim politik – dëshironi atë ditë ose cilën ditë. Dhe për këtë arsye, mund të jetë e nevojshme të ulemi nëse janë në pyetje zgjedhjet për të diskutuar për këto gjëra. Domethënë, nëse vendoset që dita e parë e votimit për zgjedhjet presidenciale të jetë më 14 mars, tashmë më 4 janar duhet të bëj thirrje për zgjedhje që të jenë minimalisht 70 ditë, maksimumi 90 ditë nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. Ky është neni 12 i Kodit Zgjedhor dhe neni 13 pasues që thotë nga shpallja duhet të keni parasysh sa kohë keni”, thotë Xhaferi.

    Nëse zgjedhjet e rregullta parlamentare janë në datën 5 maj, ai duhet t’i thërrasë në fund të shkurtit që të jenë minimalisht brenda 70 ditëve nga afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

    “Mendoj se nëse vendosin t’i diskutojnë këto gjëra deri në fund të këtij viti, duhet të jetë e qartë. Nëse jo, do të hyjnë në lojë detyrimet e mia kushtetuese, nga të cilat nuk do të devijoj, sepse atëherë do ta sillja vendin në një situatë të një krize kushtetuese. Unë nuk do ta lejoj këtë. Dhe unë do të shkoj sipas afateve, do të shpall zgjedhjet, do ta përcaktoj një ditë – kush do të marrë pjesë do të marrë pjesë, kush nuk do të marrë pjesë, kjo është zgjedhja e tyre”, thotë Xhaferi.

    Ndër të tjera, në deklaratën për MIA-n ai gjithashtu thotë se në seancën e ardhshme të re në fillim të nëntorit në rend dite do të vihet edhe interpelanca e prokurorit Lubomir Joveski.

    Lajmi Paraprak

    Efektet anësore të mundshme të pijeve energjike (Video)

    Lajmi i rradhës

    Qoku: Maqedonia t’i shpallë terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën Veriore” që veprojnë në veri të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë