Dimitrievski: Carovska dhe Filipçe duhet të jenë e kaluara e partisë

    Kryetari i sapo zgjedhur i Kumanovës, Maksim Dimitrievski deklaroi se pjesa më e madhe e udhëheqësisë së LSDM-së asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e partisë.

    “Fondin shëndetësor e udhëhiqnin persona të cilët nuk janë LSDM, Mila Carovska dhe Venko Filipçe duhet të jenë e kaluara e partisë”, tha Dimitrievski.

    Ai shtoi se humbje përveç kandidatëve për kryetar komune kanë pasur edhe politikat që u zbatuan në nivel qendror.

    “Në Kumanovë ishte ndryshe. Deklaroj se asnjë interes partiak nuk mund të jetë para interesave nacionale. Nga LSDM shumë miq më uruan, por për fat të keq, Zaev ende nuk më ka uruar”, tha Dimitrievski.

    Lajmi Paraprak

    Sindikata e policisë në RMV kërkon rritje të pagave

    Lajmi i rradhës

    Në KSHZ janë dorëzuar 23 ankesa për parregullsi zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë