Xhambaski: Gjatë regjistrimit të popullsisë në RMV, bullgarët diskriminohen

    Eurodeputeti bullgar, Angell Xhambaski thotë se autoritetet e Maqedonisë së Veriut po bëjnë gjithçka që sa më pak persona të deklarohen bullgarë në regjistrimin e popullsisë.

    Sipas tij, autoritetet po i frikësojnë bullgarët nga Maqedonia përmes mediave, policia dhe shërbimet speciale që shkojnë shtëpi në shtëpi dhe i detyrojnë bullgarët të mos flasin për për prejardhjen bullgare të tyre. Qëllimi i një veprimi të tillë, sipas Xhambaskit, bëhen për arsye se në regjistrimin e popullsisë bullgarët duhet të dalin pakicë më e vogël se boshnjakët dhe serbët.

    “Të ketë sa më pak që është e mundur, kështu që ata do të ishin grup i margjinalizuar, gati njëjtë me serbët, boshnjakët dhe grupet tjera që janë të margjinalizuara në Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

    Ndryshe, deri tani në regjistrimin e popullsisë janë regjistruar mbi 700 mijë qytetarë, ndërsa regjistrimi pritet të përfundojë më 30 shtator.

    Lajmi Paraprak

    Dëmet e paguara për sigurimet shëndetësore private arritën në 1,5 milion euro

    Lajmi i rradhës

    Vëllimi i parë i “Frenkenstein” shitet në ankand për 1.17 milion dollarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë