Kur Zaevi është në Shkup, ai harron se Maqedonia është bullgare, i kujtohet vetëm kur i duhet diçka, thotë eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski, përcjell Nistori.
Pas vizitës së delegacionit qeveritar maqedonas në Sofje, ai publikoi një video-fjalim duke përsëritur pikëpamjen se Maqedonia është bullgare, duke theksuar se ky është një fakt që nuk duhet dëshmi.
“Bullgaria gjithmonë e ka dashur Maqedoninë. Por Bullgaria nuk duhet të shantazhohet! Miqësia ndërtohet mbi besimin dhe qëndrueshmërinë. E vërteta nuk mund të anashkalohet dhe historia duhet të refuzojë fatin e çdo tradhtari”, ka shkruar Xhambaski në Facebook.
Zaev ishte në Sofje këtë ditë dhe u takua me udhëheqësinë e shtetit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje dhe për të hequr bllokadën bullgare për Maqedoninë dhe se vendi mund të fillojë negociatat me BE. /Nistori/