Xhemaili: I çova amanetet në vend në komunën e Bogovinës

    Kryetari aktual i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, tha se ai para katër viteve ka dalë para banorëve të Bogovinës, dhe është zotuar për shumë.

    “Kisha ca amanete për t’i çuar në vend. Po kryetar i çova në vend amanetet për katër vite. Kemi punuar vazhdimisht për shkollat, kemi thënë duart larg politika nga shkollat, po e bëmë, investuam në çdo shkollë, ujë problemi më etik, jo veq në komunën e Bogovinës, kemi punuar vazhdimisht për të sjellë në çdo shtëpi ujë për pije, nëse kishte nevojë edhe në mal në bjeshkë kemi ndejtur por ja arritëm qëllimit e sollëm ujin”, deklaroi Albon Xhemaili.

    Ai tha se kanë bërë aq shumë punë sa që nuk është bërë për 20 vite me radhë.

    “Kur kemi marrë menaxhimin e komunës kemi apsur borxh mbi 2 milionë euro. E di që e kanë zili, po nga inati do va them sonte. E dini sa ka borxh komuna e Bogovinës, zero euro borxh. Më pastër se kaq nuk ka”, deklaroi Albon Xhemaili.

    Lajmi Paraprak

    Pse nuk ranë në ujdi për një kandidat të përbashkët shqiptar në Bërvenicë?

    Lajmi i rradhës

    Bekteshi thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë