Zaev hedh poshtë zërat për kandidat të përbashkët me BDI-në për Qytetin e Shkupit

    Kryeministri Zoran Zaev ka hedhur poshtë zërat për kandidat të përbashkët shqiptar mes LSDM-së dhe BDI-së për kryetar të Qytetit të Shkupit. Zaev tha se paralajmërimet e BDI-së për 5 kanë të bëjnë me modernizim të këtij subjekti politik.

    “Nuk bëhet fjalë për këtë. Bëhet fjalë për modernizim të partnerit tonë të koalicionit dhe logjikisht është që t’i lë ata të flasin për detajet. Është në frymën e asaj që po punojmë si Qeveri. Do t’i shihni detajet…Aspak nuk është folur për një punë të tillë, as për kandidat të përbashkët as për kompensim ose diçka të ngjashme”, pohoi mes tjerash Zaev. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria e para në Europë për nivelin e lartë të vdekshmërisë foshnjore më 2019

    Lajmi i rradhës

    Lumi Jordan po zhduket ngadalë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë