Kryeministri Zoran Zaev nëpërmjet Facebook ka deklaruar se se partia e tij është e parapëlqyera në zgjedhjet lokale, sepse qytetarët dhe opinioni e dinë se progresi dhe zhvillimi është i mundur vetëm me LSDM, përcjell Nistori.
“Së bashku me qytetarët krijojmë masa dhe politika që garantojnë zhvillim dhe përparim dhe cilësi më të mirë të jetës për të gjithë. Gjithçka që ata do të kërkojnë do të shënohet dhe analizohet, ndërsa projektet që janë reale dhe të realizueshme do të jenë pjesë e programit parazgjedhor, dhe më tej nga Programi për punën e komunës. Kemi treguar që për ne fjala është e vlefshme dhe do ta tregojmë në të ardhmen, si nga niveli qendror ashtu edhe ai lokal. Pavarësisht nga kandidati për kryetar komune, premtojmë se masat dhe programet do të zbatohen”, shkroi Zaev në Facebook.
Zaev shtoi se kjo është arsyeja pse LSDM është e parapëlqyer në këto zgjedhje, sepse qytetarët, publiku, të gjithë e dinë se progresi dhe zhvillimi është i mundur vetëm me LSDM-në. /Nistori/