Zaev: LGBTI e ka mbështetjen time dhe të qeverisë

    Kryeministri Zoran Zaev në vigjilje të #SkopjePride ka mbështetur komunitetin LGBTI dhe se ky komunitet e ka mbështetjen e qeverisë për kauzën që do të thotë barazi dhe se për katër vitet e fundit është manifestuar lirshëm në shoqërinë tonë një dhe të barabartë, përcjell Nistori.

    “Unë ndaj mendimin se askush nuk është i lirë derisa të gjithë të jenë të lirë sepse angazhimi ynë për “Një shoqëri për të gjithë” do të realizohet plotësisht kur të dëgjohet çdo zë dhe më e rëndësishmja – i pranueshëm si i barabartë me të gjithë të tjerët.

    Ne po manifestojmë sjellje europiane dhe solidare në mes të Ballkanit. Ky është Ballkani ynë i ri, i lirë, njerëzor dhe i larmishëm”, ka shkruar Zaev.

    Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të gjithë të punojnë së bashku për të shembur muret dhe për të krijuar një botë të re dhe më të mirë për të gjithë ne. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kuriozitet – A janë të ngrënshme hojet e mjaltit?

    Lajmi i rradhës

    Si ndikon ushqimi i mëngjesit tek aktiviteti i trurit gjatë ditës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë