Nuk ka asnjë plan B, asnjë alternativë për BE-në, vetë anëtarësimi në BE do të thotë europianizimi i Maqedonisë së Veriut, ne nuk duam të jemi anëtarë vetëm për shkak të anëtarësimit në BE, ne duam të jemi anëtarë për shkak të europianizimit në vend që do të ndodhë përmes hapjes dhe mbylljes së kapitujve dhe për të sjellë Europën në Maqedoninë e Veriut, tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për AIM.
Kryeministri thekson se ai dëshiron që të mos ketë veto nga Sofja më 22 qershor, domethënë Këshilli për Çështje të Përgjithshme të BE-së të marrë vendim për fillimin zyrtar të negociatave, por edhe nëse nuk arrihet ndonjë zgjidhje, të paktën të përfundojmë diskutimet dhe të presim një qeveri politike në Bullgari.
“Ata kanë zgjedhje më 11 korrik, pasi që të formohet një qeveri, një qeveri politike që me të vërtetë do të vazhdojë dhe do të gjejë zgjidhje më në fund, ne mund ta bëjmë atë në shtator, tetor, dhjetor të këtij viti, është e rëndësishme që qytetarët të njohin realitetin, prandaj ne nuk jemi me të vërtetë larg, dhe as problemi nuk është diçka e veçantë.
Unë shpesh them se është qesharak, por problemi është se nuk ka Parlament dhe qeveri politike dhe është një problem për vendimmarrje”, tha Zaev.
Ai thekson se si pjesë e atyre përpjekjeve, ai do të vizitojë Sofjen deri në fund të kësaj jave. /Telegrafi/