Zaev: Nuk e mbështesim rezolutën pa emrin kushtetues të vendit

    Kryeministri Zoran Zaev thotë se LSDM-ja nuk do ta mbështesë rezolutën e VMRO-DPMNE-së nëse në të nuk përfshihet emri kushtetues. Sipas tij, rezoluta e propozuar si e tillë në rast se nuk ndryshohet në përputhje me kushtetutën, nuk mund të procedohet. Lidhur me deklaratat nga Bullgaria të fituesit të zgjedhjeve Sllave Trifunov i cili popullin maqedonas e quan Maqedono-verior, Zaev deklaroi se qëndrimet e tilla nuk janë shembull për zgjidhjen e problemeve.

    “Në rezolutën e tyre në disa vende thuhet Republika e Maqedonisë, ndërsa Kushtetuta është Republika e Maqedonisë së Veriut. Nëse e lexoni preambulën e saj thuhet se duhet të shkruan Republika e Maqedonisë së Veriut dhe këtu nuk ka hapësirë për atë nëse dikush dëshiron e dikush nuk dëshiron. Nëse dikush dëshiron t’i shmanget emrit kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, le ta bën vetëm, ne nuk përfshihemi aty”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Ligji për shtetësi”, Zaev: E Majta ka për qëllim nxitjen e problemeve ndër-etnike

    Lajmi i rradhës

    Energjia elektrike me fatura më të larta për 12% | TVSH-ja prej 18% mbetet në fuqi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë