Zaev: Regjistrimi çështje e mbyllur

    Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi sot se çështja e regjistrimit është çështje e mbyllur dhe se nuk guxojmë të mendojmë për shtyrje apo anulim. Sipas tij çështja e regjistrimit është obligim që duhet të realizohet, andaj edhe apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të paraqiten edhe në konkursin për regjistrues.

    “Sa i përket çështjes së regjistrimit, ne veçmë jemi marrë vesh, me kërkesë të partisë më të madhe opozitare ne e anuluam për një kohë dhe arritëm marrëveshje që ai të filloj të zbatohet nga 5 deri më 30 shtator. Këtyre ditëve po bëhen përpjekje shtesë që të mund qytetarët të regjistrohen. Apeloj deri tek qytetarët që të paraqiten për regjistrues sepse të ardhurat janë nga 25 mijë deri në 40 mijë denarë për këto 25 ditë pune, posaçërisht në komunat ku ka deficit, të paraqiten që të mund të rrumbullakohen me kohë të gjitha numrat. Unë besoj se do të kemi numrin e mjaftueshëm të regjistruesve”, tha Zaev./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vaksinimi nuk është obligativ për të punësuarit në qendra tregtare në RMV

    Lajmi i rradhës

    Përkujtohet 20 vjetori i rënies së dëshmorit Ismail Memeti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë