Përkujtohet 20 vjetori i rënies së dëshmorit Ismail Memeti

     Ishte ndër ushtarët më të rinj në emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ismail Memeti nga lagjeja Drenovec e Tetovës në vitin 2001 kishte ngjeshur armët për të luftuar kundër forcave të armatosura të policisë dhe ushtrisë maqedonase. Pikërisht kur  shihej fundi i një konflikti të armatosur pasi ishte nënshkuar edhe Marrëveshja Paqësore e Ohrit, plagoset rëndë në vendlindjen e tij dhe ndërron jetë, shkruan gazeta KOHA. Kanë kaluar 20 vite që nga ajo kohë dhe çdo vit në varrezat në fshatin Xhepçisht mbahen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Ismail Memetit. Përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, familjarë, miq,veteran të luftës, ish eprorë të UÇK-së dhe mysafirë të tjerë vendosën kurora me lule të freskëta.

    Ish komandanti i Brigadës 112 Mujdin Aliu, Hazbi Lika, theksoi se e kujtojmë me dhimbje dhe krenari dëshmorin Ismail Memeti. Lika tha se ai iku para kohe duke lënë pas amanetin për të punuar për çështjen kombëtare. Kryetari i SHVL-UÇK-së Fazli Veliu tha se veprat e dëshmorëve janë frymëzim për gjeneratat e reja dhe me këtë rast familjes i është ndarë edhe mirënjohje nga ana e kësaj shoqate. Ali Memeti babai i dëshmorit Ismail Memeti duke përshëndetur dhe falëndeurar të pranishmit ka theksuar se djali i tij dhe dëshmorët e kombit u flijuan për një qëllim madhor duke mos kursyer jetën e tyre.

    ”Jam falënderues që e kujtojmë jetën dhe veprën e dëshmorëve, dhe dua të them se nëse harrojmë dëshmorët, ne atëherë harrojmë vetveten”, tha Ali Memeti, prind i dëshmorit Ismail Memeti. Dëshmori Ismail Mehmeti lindi më 27 qershor të vitit 1982 në lagjen Drenovec  të Tetovës, ndërsa si 19 vjeçar iu bashkëngjit  arradhave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare fillimisht në brigadën Tahir Sinani dhe pas një kohe u kthye në brigadën 112 Mujdin Aliu,  në lagjen e tij në Drenovec, ku edhe plagoset rëndë  më  16 gusht të vitit  2001  dhe me gjithë ndërhyrjet mjekësore në spitalin e kësaj brigade në fshatin Xhepçisht Ismaili ndërroi jetë më një ditë më vonë gjegjësisht më 17 gusht të vitit 2001./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Regjistrimi çështje e mbyllur

    Lajmi i rradhës

    Jeta në pandemi: Të përgatitemi për bashkëjetesë me Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë