ZAEV PËR DORËHEQJEN NGA POSTI I KRYEMINISTRIT: Së pari shumica parlamentare dhe rezultati i mirë i negociatave me Bullgarinë

    Foto: AIM

    Fillimisht duhet të përfundojnë negociatat për shumicë parlamentare me Alternativën. Nëse kjo përmbyllet dhe shpallet publikisht, do të bëhen vlerësime për shumicë parlamentare të qëndrueshme, kur të hyjë në Kuvend me procedurë për zgjedhjen e Qeverisë me Alternativën dhe kjo varësisht nga negociatat me Bullgarinë, tha sot kryeministri Zoran Zaev për Telma, në pyetjen nëse është pranuar çështja e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit pas dorëheqjes së tij si lider i LSDM-së, përcjell Nistori.

    “Një nga arsyet më të rëndësishme pse Alternativa do të hynte në qeveri është që të sigurohet një qeveri stabile dhe një shumicë stabile për shkak të fillimit të negociatave me BE-në”, tha Zaev.

    Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, më herët tha se negociatat për shumicën parlamentare udhëhiqen personalisht nga kryeministri Zoran Zaev dhe se ai do të informojë për ecurinë e procesit.

    Takimi i ri i Zaevit me liderin e Alternativës Afrim Gashi është caktuar për nesër në ora 14:00 në Klubin e deputetëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Amazon, në detin e të dhënave personale

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimet klimatike bëjnë që kultivimi i groshës në rajonin e Tetovës të ulet për më shumë se 80 për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë