Kryeministri Zoran Zaev është përpjekur t’i tregojë absurditetin e pozicionit të Sofjes ish-kryeministrit bullgar, Boyko Borisov duke u bazuar në motive biblike, përcjell Nistori.
“Kur fola me Bojko Borisov dhe ai më pyeti se si e kuptoni atë “që me rrënjë”, unë iu përgjigja: Sipas shkencës ne të gjithë jemi me prejardhje nga majmunët, ndërsa sipas religjionit jemi të gjithë nga Adami dhe Eva. Dhe si mund të jenë vetëm maqedonasit nga bullgarët ose anasjelltas në të gjithë botën?'”, tha Zaev sot për “Utrinski Brifing”.
Sipas tij, “problemi me Bullgarinë është qesharak. Ata thonë se e pranojnë realitetin për identitetin dhe gjuhën maqedonase, por duan të shohin rrënjët.”
Ai shtoi se komisioni historiko-arsimor duhet të përpunojë të gjitha aspektet e mundshme dhe të gjejë një zgjidhje për të gjitha figurat historike në mënyrë që ata të na bëjnë miq dhe jo të na ndajnë. Ai vlerësoi se populli bullgar në zgjedhjet e mëparshme tregoi se dëshiron udhëheqësi europiane dhe udhëheqësi që zgjidh problemet. /Nistori/