Zaev: Të gjitha reformat në vend janë duke u zbatuar, tani BE-ja ka detyrim moral ndaj RMV-së

    Kryeministri Zoran Zaev sot ka marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbah i cili këtë vit është përkushtuar në tre tema: “Sigurimi i të ardhmes së Evropës”, “Financimi i të ardhmes së Evropës” dhe “Ndryshimet klimatike”, informojnë nga Qeveria. Nëpërmjet lidhjes me video-konferencë,  Zaev mori pjesë në panelin “Perspektivat e Maqedonisë së Veriut” bashkë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për Ballkanin Perëndimor, dhe në fjalimin e tij hyrës theksoi se anëtarësimi i vendit në BE është perspektivë edhe pa alternativë edhe krahas dëshpërimit nga bllokimi i procesit eurointegrues nga ana e Bullgarisë.

    Ajo që vendi është në rrugën e vërtetë dhe se i plotësoi të gjitha kriteret, shtoi ai, u konfirmua me vendimin dhe rekomandimin e Komisionit Evropian deri te Këshilli Evropian më 20 mars të vitit 2020, mbështetur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, organizim i së cilës më pas u bllokua nga Republika e Bullgarisë.

    “BE-ja ka detyrim moral ndaj Maqedonisë së Veriut. Të gjitha reformat në vend u zbatuan ose janë duke u zbatuar, me fqinjët i zgjidhëm çështjet që ishin të hapura pas disa dekadave, siç ishte Marrëveshja e Prespës me Greqinë, ose Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë dhe Miqësi me Bullgarin. Maqedonia e Veriut është model i suksesshëm i një bashkësie funksionale multietnike dhe një udhëheqës i bashkëpunimit rajonal, ndërsa me anëtarësimin në NATO u bëmë një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”, tha kryeministri në Forumin Evropian Alpbah.

    Ai shtoi se të gjitha shtetet anëtare janë të njëzëshme që Maqedonia e Veriut ka realizuar dhe se BE-ja mbetet të përmbush vendimin e saj për fillimin e bisedimeve dhe se shpreson se kjo do të bëhet realitet sapo Bullgaria të formojë një qeveri politike funksionale dhe tha se shpreson se Samiti për Ballkanin Perëndimor në Lubjanë më 6 tetor do të ketë një lëvizje serioze drejt zgjerimit të bllokuar të BE -së.

    Lajmi Paraprak

    “Pajtimi”, dokumentari i cili përpiqet ta tregojë këtë botë ku sundon patriarkalizmi

    Lajmi i rradhës

    Pritet rekomandimi për dozën e tretë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë