Gazetare | Aleina Arsllani
Reconciliation (Pajtimi) është dokumentari i cili do të shfaqet sonte në ekranin e TIFF ODA, ora 20:00. Nën regjinë e Marija Zidar do të ndiqni historinë e një vajzë 19-të vjeçare e cila bëhët viktimë e disa zënkave të pakëndshme midis familjeve në malësinë e Shqipërisë, njofton Nistori.
Kjo ndodhi shkaktoi telashe dhe dilema më të mëdha për familjet e më veçanti për babain e saj Gëzimin të edhe pse kanuni i lejonte te mer hakun e te bijës, një peshkop dhe nje kryetar i OJQ-së e këshillojnë të veproj ndryshe.
Në këtë realizim prej 82 minutave është edhe debutimi i metrazhit të gjatë të regjisores sllovene, por ajo shumë vështirë mund të vërehet. A thua se procesi i gjatë i produksionit ( premiera është 7 vjet pasi kamera ka filluar të incizojë) bëri që montimi të nxjerrë më shumë nga materiali i incizuar, është vetëm objekt i dilemës. Ajo që mund të thuhet është se “ Pajtimi” jo vetëm që është intim, një film mjaft cilësuar dhe i paketuar, por është një portret i skicuar me kujdes i zërit të femrave memece në botën e udhëhequr nga meshkujt.
Dokumentari trajton një rrëfim mjaft prekës të një shoqërie e cila me vështirësi kalonte në të ardhmen, sepse shumë ishte e kapur ngushtë me të kaluarën. Përndryshe, dokumentari e ka fituar Dokufest në Kosovë.