Zaevi është i bindur se fryma europiane e Pendarovskit dhe Radevit do të jetë nxitje për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

    Presidentët e Republikës së Maqedonisë së Veriut; Stevo Pendarovski dhe i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, bashkarisht do të nderojnë veprën e vëllezërve Kirili e Metodi në Romë.

    Kryeministri Zoran Zaev beson se fryma europiane e presidentëve të Maqedonisë së
    Veriut dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev do të jetë nxitje që të bëhet
    hap para në procesin e gjetjes së zgjidhjes në kontestin me Bullgarinë, me çka do të
    zhbllokohet rruga e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

    Udhëtimin e përbashkët të Pendarovskit dhe Radevit në drejtim të tentimeve për relaksim të klimës dhe hapjes së rrugës për fillim të engociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në e përshëndetën ministrat e jashtëm të Austrisë, Sllovenisë dhe Pekisë, të cilët dje ishin për vizitë në vend dhe i shprehën mbështetje pa rezervë proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut. /AIM/

    Lajmi Paraprak

    Kush mund të ndërmjetësojë në konfliktin Izrael-Palestinë?

    Lajmi i rradhës

    Pse ndryshon presioni i gjakut dhe si ta matim siç duhet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë