Zafirovski: Shërbimet e sigurisë në Maqedoni për momentin po veprojnë si orkestër partiake e çakorduar

    Gazetar | Adrian Kerimi

    Gati 10 ditë që kur kanë filluar protestat kundër propozimit francez në Maqedoni të Veriut, autoritetet vazhdojnë se akuzuari se motivi i tyre buron nga jashtë vendit. Presidenti, Qeveria dhe eksponentë të pushtetit akuzojnë opozitën se në bashkëpunim me agjentë të infiltruar nga Rusia dhe vende të tjera po motivojnë dhunën. Opozita akuzon për të kundërtën. Sipas tyre, pushteti qëllimisht infiltron njerëzit e afërt me qëllim njollosjen e opozitës dhe tkurrjen e vullnetit të popullit kundër siç thonë atë propozimit të dëmshëm francez, shkruan Nistori.

    Por sa janë të mundshme protestat me ndikime nga jashtë në një shtet anëtare i NATO-s?

    Ish-kundër zbuluesi, Voisllav Zafirovski për Nistori thotë se shërbimet e sigurisë në vend kanë humbur rrugën në oborr dhe se përmes iluzioneve po mundohen të imponojnë në opinion një version i cili sipas tij nuk ekziston. Duke bërë një krahasim më situatën e 80 viteve më parë në Kazablanka, Zafirovski thotë se derisa organet e sigurisë posedojnë informacione për agjentë të huaj të njëjtit nuk duhet t’i lënë të veprojnë por t’i depërtojnë urgjentisht ashtu siç depërtuan diplomatët rusë për të njëjtat motive.

    “Shërbimet e sigurisë për momentin po veprojnë si orkestër partiake e çakorduar. Policia nuk po arrijnë ta mbulon terrenin ku po protestohet. ASK-ja dhe Agjencia e Inteligjencës nuk janë të koordinuara. Për këtë flet qartë pasiviteti i tyre operativ. Maqedonia ka depërtuar disa diplomatë rusë me arsyetimin se kanë ndërhyrë në punët e brendshme shtetërore. Tani Pendarovski del the thotë se ka të paktën 36 agjentë rusë në Maqedoni të cilët sipas tij janë infiltruar në protesta. Nëse janë depërtuar diplomatët dhe ka njohuri për agjentë, pse nuk depërtohen edhe ato? Informacionet e mia flasin se Shkupi është shndërruar në Kazablanka të vitit 1943. Në Shkup ka mbi 1.000 agjentë të cilët kryesisht janë nga SHBA-të, Britania, Gjermania, Franca, Shqipëria dhe Bullgaria. Roli i tyre është sikurse i ambasadave, ta bindin shtresën politike se propozimi francez është i pranueshëm. Përkundër këtyre deklarimeve, protestat nuk po ndalen, përkundrazi po marrin masivitet më të madh. Ka disa çështje të cilat bëjnë që Pendarovski t’i bën një pyetje vetës për iluzionet e krijuara në kokë se infiltrimet ruse janë vetëm gënjeshtër të cilën ia thotë vetes çdo ditë”konstaton Voisllav Zafirovski, ekspert i sigurisë.

    A ekzistojnë praktika në shtetet tjera ku presidenti denoncon diçka, por nuk ndërmerren masa?

    Profesori universitar, Bashkim Selmani vlerëson se motivi i protestave është politik. Sipas tij, organet e sigurisë është dashur që mbi bazën e njohurive dhe të dhënave operative të mos lejojnë infiltrimin e personave nga vendet me të cilat nuk ka partneritet strategjik.

    “Vlerësojmë se motivet e protestave janë politike, me autor të caktuar të cilëve nuk u dihet funksioni dhe përkrahja. Por, shteti ka detyrim të marrë masa në kohën dhe momentin e duhur dhe jo të bëhen publike siç bëri Presidenti sepse pikërisht ai është i thirrur institucionalisht që të ndërmarr masa përderisa sa ka informacione të tilla dhe është dashur që të parandalojë dhe këto persona mos u lejohet hyrja në shtet për të rrezikuar sigurinë shtetërore dhe ato kolektive e personale siç është rasti i incidentit në Sheshin Skënderbeu dhe hapësirat shqiptare. Prandaj masat që duhet të ndërmerren nga e institucionet janë të detyrueshme si në nivel nacional edhe atë ndërkombëtar varësisht nga elementet e kërcënimit. Po ashtu, nëse këto individ janë futur brenda shtetit për desatbilizim pse, nuk kanë pasur institucionet sekrete informacione paraprake, apo është abuzuar me detyrën zyrtare?”, vlerëson Bashkim Selmani, ekspert i sigurisë dhe profesor universitar.

    Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski ditë më parë konfirmoi pohimet e presidentit Pendarovski duke shtuar se organet e sigurisë janë duke punuar në izolimin e rasteve ku ka ndërhyrje nga jashtë dhe të cilat sipas tij kanë për motiv destabilizimin e vendit. Gjatë muajit mars dhe prill, Maqedonia e Veriut ka depërtuar nga vendi 11 diplomat rusë, ndërsa paraprakisht kishte depërtuar edhe disa të tjerë. Motivi, sipas MPJ-së për depërtimin e tyre ishte “veprimi  në kundërshtim më Konventën e Vjenës  për marrëdhëniet diplomatike”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Farat më të mira për shëndetin e gjithë organizmit

    Lajmi i rradhës

    Për një milion euro, qendra IVF ende jofunksionale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë