Zbulohen 9 emigrantë nga Sirija në afërsi të Kumanovës

    Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme sot në ora 5:00 në fshatin Tërnovec të Kratovës, policët kanë arrestuar H.D (19) nga Velesi për shkak të dyshimeve për tregti me emigrantë.

    “Më 01.08.2023 në autostradën Kumanovë – Tabanc zyrtarët policorë kanë vërejtur automjet “Mercedes ML 320″ me tabela të Velesit që ka qenë i ndaluar. Automjeti kishte dalë nga autostada, ndërsa shoferi dhe migrantët në arrati”, thuhet në raportin policor.

    Ata shtojnë se pas ndërmarrjes së masave nga ana e policisë, janë zbuluar 9 emigrantë nga Sirija të cilët janë dërguar në Qendrën Transitore në Tabanoc.

    “Pas ndërmarrjes së aktiviteteve shtesë është gjetur H.P i cili ka transportuar emigrantët me automjetin. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Lajmi Paraprak

    Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit ka murtajë dhe epidemi të kafshëve

    Lajmi i rradhës

    Ekspertët: Dorëheqjet e kushtëzuara nuk njihen nga Kushtetuta, ligji dhe Rregullorja e Kuvendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë