Zbulohen dy tunele për arratisje nga “Idrizova”

    Në burgun më të madh të Maqedonisë “Idrizovë”, janë zbuluar dy tunele që është dashur të shfrytëzohen për arratisjen e një numri të panjohur të burgosurish, njofton “360 gradë”. Ekzistenca e tuneleve u konfirmua gjatë kontrollit të sotëm të policisë, i cili u zhvillua me urdhër të Prokurorisë, ndonëse informacionet ekzistonin prej disa kohësh.

    Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për gjetjen e tuneleve, por “360 gradë” ka marrë konfirmimin nga dy burime të mirëinformuara dhe të pavarura se një tentativë arratisjeje në të vërtetë është ndjekur në burgun më të madh të Maqedonisë.

    Deri në këtë moment, në deklaratën e vetme zyrtare të Prokurorisë nuk janë zbardhur arsyet e urdhrit të kontrollit të sotëm nga policia.

    “Në një aksion të koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, për shkak të dyshimeve për vepra penale, mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje në “Idrizovë” – Shkup me qëllim të sigurimit të materialit dëshmues”, njoftoi Prokuroria.

    Me deklaratë kanë dalë edhe nga MPB-ja, por nuk kanë dhënë më shumë detaje.

    “Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot (11.04.2024) nën koordinim të Prokurorisë Publike të Shkupit dhe me kërkesë të INP ‘Idrizovë’ i ka ofruar ndihmë burgut në kryerjen e bastisjeve në disa dhoma në urdhër për sigurimin e materialit dëshmues për shkak të dyshimeve për veprime kriminale. Kërkimet kanë përfunduar dhe të gjitha aktivitetet kanë shkuar pa problem”, njofton MPB.

    Ky është rasti i dytë i gjetjes së tuneleve në Idrizovë në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Në mars 2023, u zbulua një përpjekje identike. Më pas pati dyshime se punonjësit e burgut “ndihmuan” në hapjen e tunelit. Por deri më tani nuk është bërë publike se mes rojeve apo drejtuesve janë zbuluar ndihmës të mundshëm./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bizneset s’u besojnë premtimeve elektorale

    Lajmi i rradhës

    Demiri: LSDM ofron paga më të larta që të rinjtë të qëndrojnë në shtëpi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë