Zejd: ASh do të jetë pjesë e qeverisë dhe për këtë nuk kam asgjë kundër

    Afrim Gashi duhet të tërhiqej ashtu siç u tërhoq Ziadin Sela. Kështu deklaroi Skënder Rexhepi Zejdi në emisionin “Klan Debat”. Nënshkrimet bashkë me partinë “E Majta” pas zgjedhjeve lokale, sipas Zejdit, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela e bënë vetëm për të shpëtuar kokat e tyre. Rexhepi mendon se ASh do të jetë pjesë e qeverisë dhe për këtë nuk ka asgjë kundër, përcjell Nistori.

    “Nuk jam kundër që ASh të jetë pjesë e qeverisë. Shyqyr Zoti që në ASh ndodhi ndryshimi, por kjo duhet të ndodhte edhe në AAA. Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje brenda opozitës. Burimet e mia flasin se ASh do jetë pjesë e qeverisë. Edhe LSDM do i japë ministri, edhe BDI do i japë. Alternativës do i marrin dy ministri. Kjo do qartësohet kur të takohen kryetarët e partive. Ndoshta pritet kongeresi i ASh”, është shprehur Rexhepi.

    Afrim Gashi, gabimi im i pafalshëm

    Zejdi ka rrëfyer se si Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Alternativës. Zejdi e pranon se vet ai ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë proces, duke qënë se ishte bartës i procesit të ndarjes me Lëvizjen Besa.

    “Ishte faji im dhe këtë e pranoj si faj që nuk do t’ia fali vetes. Megjithatë, po të kisha pasur mundësi ta kthej kohën pas, nuk do të kishte ndodhur asnjëherë”.

    Zejdi paralajmëron “ditë të zeza” për Alternativën

    “Altenrativën nuk e presin ditë të mira. Dështoi në zgjedhjet lokale. Kjo duhej të ishte një alarm i madh. Ata mund t’i nënshktrohen ASH-së ose Besës ose do t’i bashkohen ndonjë subjekti. Vetvetiu Alternativa nuk ka perspektivë”, vlerësoi Rexhepi.

    Kryetari dhe Sekretari i Alternativës do ta shuajnë partinë

    Udhëheqësia aktuale e Alternativës, sipas Rexhepit, e kanë privatizuar subjektin politik. Ata sipas Zejdit, do ta çojnë partinë drejt shuarjes.

    “Kryetari dhe sekrteari aktual i partisë, ata janë të gatshëm ta shuajnë subjektin politik, por jo t’ia lënë popullit”, deklaroi Rexhepi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Punëtorët në Maqedoni nuk janë të motivuar dhe nuk angazhohen

    Lajmi i rradhës

    Pesë pikat kryesore nga takimi Biden – Xi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë