Zelensky kërkesë presidentit Biden: Futni Rusinë në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky / Fotografia: AFP/ Getty Imagess

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut amerikan, Joe Biden që SHBA-ja ta fusë Rusinë në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.

    Kërkesa e Zelensky është bërë gjatë një prej komunikimeve të fundit që ai ka patur me presidentin e ShBA-ve.

    Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se kjo kërkesë nuk erdhi me të njëjtin nivel urgjence me të cilën presidenti ukrainas u kërkoi udhëheqësve perëndimorë të siguronin armë shtesë dhe ndihmë financiare.

    Biden nuk premtoi angazhim të fortë ndaj kërkesës së Zelenskyt, e cila u raportua për herë të parë nga Washington Post.

    Zyrtarët amerikanë kanë refuzuar më parë të futin Rusisë në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, e cila tani përfshin Korenë e Veriut, Sirinë, Kubën dhe Iranin, raporton cnn.

    Shtimi i Rusisë do të ishte një lëvizje dramatike që do të përshkallëzonte sanksionet ekonomike dhe do të kishte efekte dytësore në vendet që ende bëjnë biznes me Moskën. /tch/

    Lajmi Paraprak

    Milani është rikthyer te fitorja në Serie A

    Lajmi i rradhës

    ASh: BDI dhe i gjithë aparati shtetëror është në shërbim dhe në mbrojtje të profesoreshës dhunuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë