Milani është rikthyer te fitorja në Serie A

    Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, Milani është rikthyer te fitorja në Serie A.

    Rossonerët kanë arritur ta mposhtin Genoan me rezultat të pastër 2-0, falë nga një goli në dy pjesët.

    Vendasit e nisën për mrekulli këtë sfidë, kur në minutën e 11-të kaluan në epërsi me golin e Rafael Leaos i cili u shërbye mirë nga Kalulu për 1-0.

    Përkundër rasteve nga dyja skuadrat, gola më nuk pati në 45 minutat e para dhe Rossonerët shkuan me epërsi minimale në pushim prej 15 minutave.

    Edhe pjesa e dytë i takoi Milanit që ishin më kërkues dhe krijuan më shumë raste shënimi.

    Në minutën e 87-të, sulmuesi brazilian Junior Messsias realizoi nga afërsia golin e sigurisë për 2-0.

    Deri në fund mysafirët tentuan të bënin diçka më shumë, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

    Me këto tri pikë të fituara, Milani rikthehet në pozitën e parë me 71 pikë, dy më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Ndeshjen e radhës Milani e luan në udhëtim te Lazio, derisa Genoa do ta ketë vendimtare pasi pret Cagliarin. 

    Lajmi Paraprak

    Hixhabi në fokus të fushatës presidenciale franceze

    Lajmi i rradhës

    Zelensky kërkesë presidentit Biden: Futni Rusinë në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë