Zeqiri: Qytetarët treguan rezistencë ndaj pushtetit aktual

    Arben Zeqiri i koalicionit ASH-AA ka dalë në konferencë shtypi për të kumtuar qëndrimin e koalicionit për rrethin e dytë zgjedhor, njofton Nistori.

    Ai i falënderoi qytetarët për kulturë demokratike në zgjedhjet e sotme. Sipas tij, qytetarët treguan rezistencë ndaj pushtetit aktual, duke paralajmëruar se “regjimi LSDM-BDI” do të bjerë. Zeqiri tha se rezultati i koalicionit është i kënaqshëm dhe ka fitore si në Gostivar, Vrapçisht, Dibër. Ai falënderoi mbështetjen që i dhanë qytetarët opozitës e sidomos koalicionit të tyre, duke uruar fitoren edhe për Lëvizjen Besa në Tetovë, por edhe në Zhelinë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Teuta Arifi: E pranoj humbjen në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Grubi: BDI-ja partia më e madhe në vend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë