Zgjatet afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

    Deputetët votuan për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Milladinoci – Shtip dhe rrugës Kërçovë-Ohër, me procedurë të shkurtuar. Sipas rregullores së re, afati i ri për përfundimin e segmentit Kërçovë-Ohër është 31 dhjetori i vitit 2026. Aneksi i marrëveshjes për autostradën Kërçovë-Ohër, e cila filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2014, do të jetë e gjashta me radhë. Ndërtimi i autostradës me një gjatësi totale prej 57 kilometrash ishte parashikuar fillimisht në 374 milionë euro dhe pas disa anekseve të kontratës dhe zgjatjeve të afateve, çmimi i saj arriti në 598 milionë euro. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, sot para deputetëve në Kuvend tha se ligji nuk sjell implikime financiare shtesë.

    “Ligji nuk paraqet implikime financiare shtesë. Sipas gjetjeve të kompanisë mbikëqyrëse FIDIC, e zgjedhur nga NP Rrugët Shtetërore kanë konstatuar se është realizuar 83% e projektit dhe është kërkuar vazhdimi nga Qeveria deri tek Kuvendi për vazhdimin e afatit të këtij projekti. Arsyet për zgjatjen e projektit janë të njohura, e mbi të gjitha janë për shkak të paraqitjes së 13 rrëshqitjeve të reja, që kërkon planifikim shtesë dhe zgjidhje të reja teknike”, deklaroi Bllagoj Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Promovohen kandidatët, liderët partiak bartës të listave për deputetë

    Lajmi i rradhës

    Efektet anësore të shafranit të indisë të cilat duhet t’i dini

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë