“Zgjedhje të reja lokale, tani” / Borrell paraqiti tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, Von Cramon e shton edhe një

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka publikuar tri kërkesa për të dalë nga kriza në veri.

    E krahas këtyre kërkesave, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka shtuar edhe një.

    Von Cramon si kërkesë për qetësim të situatës ka thënë se duhet edhe një hetim dhe ndjekje e plotë e autorëve që sulmuan ushtarët e KFOR-it gjatë protestave të së hënës së 29 majit në Zveçan.

    “Një kërkesë shtesë, por thelbësore: Hetimi dhe ndjekja e plotë e autorëve të sulmeve kundër ushtarëve të KFOR-it”.

    “Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka bëjnë trupat tanë dhe u urojmë atyre shërim të shpejt”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Lajmi Paraprak

    Struga pret sezon të mirë veror, vetëm me ardhjen e mërgimtarëve

    Lajmi i rradhës

    Shkrimi me gabime në dokumente i emrave dhe i mbiemrave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë fund

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë