Zgjedhjet lokale më 17 tetor, i paqartë ndryshimi i Kodit Zgjedhor në Maqedoni

    Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor, pasi siç njoftoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të njëjtat do t’i shpallë më 6 gusht.

    Megjithatë, për këto zgjedhje u paralajmërua edhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor, gjegjësisht rritja e pragut të kalimit.

    Kjo ngjalli reagime të shumta nga partitë e vogla, ndërkaq dje edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski paralajmëroi se nuk do të dekretojë ndryshimet e njëjta.

    Ai tha, se rritja e pragut të kalimit në 2%, është në kundërshtim me atë çfarë paraqet rekomandim i OSBE-së, që është kalimi të jetë me 1%.

    Ndërkohë, ka vijuar deklarata e ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

    Paralajmëroi përmirësim të tekstit ligjor të Kodit Zgjedhor.

    Lajmi Paraprak

    Shkarkohet Sugarevski, Sllavica Kotirov emërohet u.d. drejtore e Doganës

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV-së rriti ndihmën për qytetarët, agjencitë turistike, klubet e natës dhe restorantet e dasmave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë