ZGJEDHJET PARLAMENTARE / Ahmeti: jam në bisedime me ASh, partinë e Zejdit dhe Hoxhës

    Foto: DW/P. Stojanovski

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se ata janë në bisedime me Aleancën për Shqiptarët, partinë Populli të Zejd Rexhepit dhe Partinë Demokratike Europiane të Arjanit Hoxhës për mundësitë e daljes bashkë në zgjedhjet parlamentare, përcjell Nistori.

    “Në bisedime jam me Aleancën për Shqiptarët, partën e Popullit (në krye me Zejdi Rexhepit), me partinë për Ardhmëri Europiane (në krye me Arajnit Hoxhën)”, u shpreh Ahmeti mbrëmë për mediat.

    Ahmeti dematoi spekulimet se ia ka ofruar kreut të ASh-së, Arben Taravari postin e kryeministrit të parë shqiptar. Ai tha se kjo pozitë, në bazë të marrëveshjes për qeverisje me LSDM-në i takon BDI-së.

    I pyetur nëse në ketë pozitë mund të vijë Naser Zyberi, Ahmeti mohoi një mundësi të tillë duke thënë se Zyberi është Avokat i Popullit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Titaniku” shpëtoi nga fundosja, falë ndryshimeve në Kodin Penal

    Lajmi i rradhës

    LB: përderisa krimi vazhdon të rritet, nga ana tjetër lirohen kriminelët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë