“Titaniku” shpëtoi nga fundosja, falë ndryshimeve në Kodin Penal

    Sistemi gjyqësor shpëtoi Titanikun nga fundosja. Keqpërdorën dhe manipuluan vullnetin e qytetarëve, (të paktën sipas përgjimeve të publikuara) por para drejtësisë dolën mbi ligjin.

    Sasho Mijallkov, Menduh Thaçi, Bredredin Ibrahimi, Vllatko Sajkovski, Aneta Stefanovska dhe Sasho Sercev shpëtuan nga akuza për manipulimin e procesit zgjedhor në vitin 2013. Krejt kjo falë ndryshimeve të fundit në Kodin Penal.

    Për ish drejtorin e shërbimin sekret, Sasho Mijallkov i cili kishte kërkuar nga kreu i PDSH-së Menduh Thaçi që anëtari i PDSH-së në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Bedredin Ibrahimi të votonte për prishjen e procesit zgjedhor në një vendvotim në Strumicë, akuza u tërhoq për shkak të vjetërsimit.

    Arsyetimi i Gjykatës së Apelit përves vendimit shfuqizues është se ndjekja penale nuk mund të vazhdohet për shkak të vjetërsimit referuar Ligjit të procedurës penale, neni 402. Pavarësisht vendimit, vepra e Mijallkovit u vjetërsua paraprakisht më 7 prill të këtij viti.

    Thaçi, Ibrahimi, Sercev, Stefanovska dhe Sajkovski u dënuan me kusht, pavarësisht se në vendimin e shkallës së parë pas rigjykimit ishin dënuar me burg efektiv. Me vendimin e parë të shpallur më 8 mars 2019, të gjithë të akuzuarit u dënuan në total me 19 vite dhe 8 muaj burg, gjegjësisht: Mijallkov ishte i dënuar me tre vjet burg, Thaçi me tre vjet e dy muaj, Ibrahimi me katër vite e gjysmë, ndërsa të tjerët me nga tre vite.

    Por, në dhjetor të atij viti, Apeli rrëzoi vendimin dhe e ktheu çështjen për rigjykim. Shkalla e dytë aso kohe kishte konstatuar se në gjykimin e shkallës së parë janë bërë shkelje përmbajtjesore dhe për këtë arsye duhet rigjykuar.

    “Titanik 2” si akuzë që ishte ngritur nga ish Prokuroria Speciale konkretisht i referohej ujdisë dhe ndikimit të ish drejtorit të shërbimit sekret ndaj anëtarëve të KSHZ-së përmes kreut të PDSH-së që një vendvotim të prishte pasi kjo do t’i hapte rrugën kandidatit të Strumicës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Vasil Peshev të mund të shkonte në epërsi karshi kundër kandidatit Zoran Zaev nga LSDM-ja.

    Thaçi përmes telefonit kishte kërkuar nga Ibrahimi të voton për prishjen e procesit të votimit pasi sipas tij marrëveshja ishte që VMRO do ta mbështeste prishjen e një vendvotimi në Çair./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria, e para në Ballkan për numrin e studentëve që studiojnë në ShBA

    Lajmi i rradhës

    ZGJEDHJET PARLAMENTARE / Ahmeti: jam në bisedime me ASh, partinë e Zejdit dhe Hoxhës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë