Zgjidhen organet drejtuese të ASh-së, do të shqyrtohet vendimi për hyrje në Qeveri

    Janë zgjedhur anëtarët e organeve drejtuese të Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e sotëm qendror të mbajtur në Kumanovë, por vendim për hyrje në Qeveri ende nuk është sjellur, informoi kryetari i ASh-së, Arben Taravari. Anëtarët e partisë më pas kanë shfrytëzuar pauzë dhe do të vazhdojnë me shqyrtimin e rendit të ditës në orët e pasdites, përcjell Nistori.

    “Kuvendi qendror e autorizoi kryesinë Qendrore që të formojë ekip, i cili në 5-6 ditët e ardhshme, maksimumi dy javë të zhvillojë bisedimet për përfshirjen eventuale të Aleancës për Shqiptarët në qeveri apo nëse këto bisedime zgjasin më shumë, të marrë vendim për ndërprerjen evnetuale të këtyre bisedimeve”, tha Taravari.

    Taravari theksoi se në kuvend ka pasur qëndrime pro dhe kundër përfshirjes së kësaj partie në qeveri.

    “Kishte diskutime të frytshme, kishte nga ata që mendonin se është mirë të bëhet, se mund të ketë një qeverisje ndryshe dhe të shfaqen kapacitetet qeverisëse të ASH-së, por kishte edhe nga ata që ishin kundër dhe duan të vazhdojmë opozitarizmin. Kështu që na autorizuan si kryesi qendrore që të marrim vendimin përfundimtar. Komisioni do të zgjidhet nga kryesia qendrore në ditët e ardhshme të javës që vjen. Ai komision zyrtarisht do t’i filojë negociatat. Nuk kishim diskutime aspak për zgjedhje kadrovike, më shumë për zgjedhje programore. Fokusi jonë do të jenë antikorrupsioni dhe shteti i së drejtës”, deklaroi Arben Taravari.

    Nga kjo parti nuk qartësojnë nëse do të ketë referendum partiak, siç paralajmëroi më herët kryetari i ASh-së, Arben Taravari.

    Me propozim të Kryetarit, Arben Taravari dhe në konsultim me degët, Kuvendi miratoi 29 anëtarë të Kryesisë së partisë:

    1. Krenar Lloga
    2. Isen Shabani
    3. Bujare Abazi
    4. Ilire Dauti
    5. Elmi Aziri
    6. Bedri Ajdari
    7. Bekim Pocesta
    8. Suzana Paçuku
    9. Abdulla Saliu
    10. Elfete Ismaili
    11. Ferdi Shabani
    12. Rijad Shaqiri
    13. Syrija Rashiti
    14. Premtime Zylalli
    15. Naime Islami
    16. Halil Snopçe
    17. Besim Memedi
    18. Afërdita Hamza Mislimi
    19. Adnan Neziri
    20. Vjollcë Berisha
    21. Agron Rustemi
    22. Mislim Zendeli
    23. Albon Xhemaili
    24. Sadik Sulejmani
    25. Artina Qazimi
    26. Argjend Gurra
    27. Nazim Taipi
    28. Halit Ferati
    29. Nexhmedin Sadiku

      Ziadin Sela, kryetar i Kuvendit të ASh-së

    Ziadin Sela është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të ASh-së në Kuvendin partiak që po zhvillohet në këto momente.

    Ish kreu i ASh-së, është propozuar nga vetë kryetari aktual për këtë pozitë.

    Gjithashtu siç mëson Klan maqedoni, janë propozuar edhe pozitat tjera dhe pritet të votohen në çdo moment. mes tyre, Krenar Lloga si Sekretar i Përgjithshëm e Isen Shabani si Sekretar Organizati.

    Kryesia do të plotësohet në mbledhjen e radhës së Kuvendit më anëtarë shtesë.

    I pyetur nga gazetarët se nëse dikush nga faktorët ndërkombëtarë i ka sugjeruar për të hyrë në qeveri, kreu i ASH-së Arben Taravari ishte decid. Ai mohoti këto zëra e madje u shpreh se askush, qoftë edhe faktor ndërkombëtar, nuk mund të përzihen në punët e brendshme të partisë që ai drejton.

    “Absolutisht jo. S’ka të drejtë askush, as Kosova, as Shqipëria, as faktori ndërkombëtar të përzihet në veprimet e ASH-së, por na kanë treguar gjërat të cilat i përkrahin. Për shembull se duhet me çdo kusht ta ndihmojmë procesin e votimit të ndryshimeve kushtetuese”, u shpreh Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Murtezani: Hyrja e ASh-së në Qeveri është për të shpëtuar Ali Ahmetin

    Lajmi i rradhës

    Rrjeti i Wagner-it rus në Ballkan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë