Probleme të njëjta si në Dibër ka edhe Bashkia e Peshkopisë si me deponinë legale, ashtu edhe me deponitë e egra dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. “Realizimi i projektit mundëson një mbrojtje të tërësishme të mjedisit jetësor në të dy anët e kufirit”, beson Gazmend Cami, i cili vite me radhë është aktivist i ekologjisë.
Komuna Dibër ka kaluar fazën e parë e projektit për trajtimin e deponisë dhe mjedisit jetësor, për të përfituar mjetet nga IPARD fondet për projekte ndërkufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, respektivisht mes Dibrës dhe Peshkopisë. Sipas informatave të pushtetit vendor në Dibër, ekzistojnë të gjitha gjasat që në të dy anët e kufirit – me realizimin e projektit për çështjen e deponisë dhe mjedisit jetësor, të tejkalohen problemet akute për qytetarët e të dy komunave. “Problemet që ka komuna Dibër janë të ngjashme me problemet që ka në sferën e mjedisit jetësor edhe Bashkia e Peshkopisë në Shqipëri, prandaj edhe projekti i përbashkët kaloi fazën e parë”, tregon përfaqësuesi i projektit në Dibër, Gazmend Cami.
Duke sqaruar projektin me të cilin duhet ti jepet fund trajtimit të deponisë të Dibrës, e cila shpeshherë është edhe shënjestër e personave të papërgjegjshëm të cilët i vënë zjarrin dhe dëmtojnë ajrin, Cami thotë se këtë projekt do të ketë një trajtim me standarde të larta të deponisë, pastaj do të tejkalohet problemi me deponitë e egra, do të vendosen kosha dhe kontejnerë në Dibër dhe vendbanimet rurale, si dhe do të blihet një automjet për grumbullimin e mbeturinave. Po sipas tij, probleme të njëjta ka edhe Bashkia e Peshkopisë si me deponinë legale, ashtu edhe me deponitë e egra dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. “Realizimi i projektit mundëson një mbrojtje të tërësishme të mjedisit jetësor në të dy anët e kufirit”, beson Cami, i cili vite me radhë është aktivist i ekologjisë.
Përfaqësuesit e pushtetit vendor në Bashkinë e Peshkopisë në Shqipëri, po ashtu janë të bindur se ky projekt ndërkufitar do të mundësojë tejkalimin e problemeve ekologjike në të dy anët e kufirit meqë edhe sipas tyre, ndotja e mjedisit jetësor në njërën anë të kufirit ndikon edhe në anën tjetër të saj. Edhe Shoqatat ekologjike në të dy anët e kufirit një kohë të gjatë tentojnë që problemet e mjedisit jetësor t’i trajtojnë së bashku. Tani kur Byroja për Zhvillim Rajonal ka marrë si prioritet tejkalimin e problemeve ekologjike në deponinë e Dibrës, thotë kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, projekti nga fondet IPARD si projekt ndërkufitar do të jetësohet dhe do të ketë efekte shumë pozitive. Sipas tij, fondet të IPARD-programeve ndikojnë pozitivisht në tejkalimin e problemeve ekologjike. Nga ana tjetër, tani më një kohë të gjatë – drejtoria e ndërmarrjes komunale “Standardi”, për shkak të problemeve financiare të saj, ka kërkuar ndihmë për sigurimin e një automjeti për grumbullimin e mbeturinave si dhe vendosjen e kontejnerëve të ri, meqë kontejnerët e vjetër janë tejet të dëmtuar./Kohamk/