Zgjidhje interesante në Vjenë: qyteti prodhoi një seri podkastesh në rast të një ndërprerjeje të madhe të energjisë

    Edhe pse siguria e furnizimit me energji elektrike në kryeqytetin austriak është jashtëzakonisht e lartë, situatat emergjente nuk mund të përjashtohen plotësisht.

    Për të shmangur surprizat e pakëndshme në raste emergjente, Bashkia e Vjenës, në bashkëpunim me organizatat e reagimit ndaj emergjencave dhe shoqëritë e shërbimeve komunale, zbaton rregullisht skenarë të ndryshëm krizash.

    Informacioni dhe edukimi në kohë janë çelësi për përgatitjen e popullatës. Kjo është arsyeja pse qyteti prodhoi një seri podcast të quajtur “Ndërprerjet e energjisë dhe parandalimi”.

    Në episodet prej afërsisht 30 minutash secili, teknikët e energjisë, menaxherët e krizave dhe ekspertët e mbrojtjes civile nga Austrian Power Grid (APG), kompania energjetike Wiener Netze dhe Qyteti i Vjenës diskutojnë tema të rëndësishme.

    Episodet me titujt “Sa e mundshme është një ndërprerje e energjisë?”, “Çfarë ndodh kur të fiket rryma?” dhe “Si ta siguroni familjen tuaj për situata krize?” janë të disponueshme në internet, në Apple Podcast dhe Spotify.

    Autoritetet e qytetit, falë organizatave të tyre të reagimit emergjent dhe shërbimeve publike të sigurta, janë shumë të përgatitura për situata krize.

    “Për të kapërcyer sa më mirë situatat e paparashikueshme emergjente, është e rëndësishme të informohen qytetarët se si të sillen më mirë në raste urgjente. Motoja jonë është parandalimi dhe informimi”, tha Peter Hanke, anëtar i qeverisë së qytetit që drejton departamentin për ndërmarrjet publike.

    Synimi është sensibilizimi i qytetarëve për temën e ndërprerjeve të energjisë elektrike, pa krijuar panik. Përgatitja, siç thonë ata, nuk është kurrë e gabuar.

    Lajmi Paraprak

    Probleme me pasaportat e reja në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Shtrenjtimi i detyron qytetarët në RMV të blejnë gjëra të vjetra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë