Ziadin Sela: Pres ndryshime të mira pas këtyre zgjedhjeve

    Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, partia e të cilit në këto zgjedhje lokale garoi me partinë Alternativa, ka folur para gazetarëve pas ushtrimit të të drejtës së votës, njofton Nistori.

    Ai tha se e kreu obligimin e tij qytetar, duke votuar dhe duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë masovisht.

    “Zgjedhjet për mua janë momente kthesash. Ky duhet të jetë qëllimi i zgjedhjeve edhe për qytetarët e tjerë. Ndryshimet i bëjnë mirë një shoqërie. Ndryshimi rritë konkurrencën, përgjegjësinë dhe në këtë formë duhet të jenë qytetarët kur të vendosin për të votuar dhe për të përkrahur kandidatët”, u shpreh Sela.

    Ai uroi që zgjedhjet të jenë korrekte dhe demokratike, duke theksuar se shpreson që të vijë një e nesërme më e qëndrueshme, pa korrupsion dhe të kemi një shtet më të sigurt për qytetarët.

    Sela pret që pas 31 tetorit Maqedonia e Veriut të jetë më ndryshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria heton një rast të mundshëm të blerjes së votave në Koçan

    Lajmi i rradhës

    Çerneva: Integrimi në BE ka ecur hapa pas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë