Ziadin Sela: Qeveria s’ka legjitimitet moral

    Lideri i Aleancës për Shqiptarët ka dalë në konferencë shtypi për gazetarë për të komentuar rezultatet zgjedhore të ditës së sotme në RMV, njofton Nistori.

    I pyetur nga gazetari ynë nëse do të tentojnë shumicë të re parlamentare, nëse rezultati zgjedhor nxjerr opozitën në përgjithësi fituese, ai u përgjigj se e ka paralajmëruar një gjë të tillë.

    “Unë e kam paralajmëruar edhe në fushatë se nëse opozita fiton shumicën e pushtetit le të përgatiten qytetarët për qeveri të re, pastaj zgjedhje të reja parlamentare ndoshta pas një viti. Qeveria e ka humbur legjitimitetin moral për t’u thirrë në emër të shumicës”, tha Sela. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rezultatet më të reja në RMV sipas KSHZ-së

    Lajmi i rradhës

    Si të pushoni dhimbjen e kokës pa ilaçe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë