Ziberi: Urgjentisht të intervenohet në punën e përmbaruesve

    Avokati i Popullit, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se deri tek ky institucion ka ankesa të shumta në lidhje me punën e përmbaruesve.

    Zyberi tha se do të ngritet nismë që të ndryshojë ligji për marrëdhënie obligative, që të kufizohet niveli i kamatës që ka debitori ndaj kreditorit.

    “Një numër shumë i madh i ankesave janë si rezultat i faturimeve shumë të larat të borxheve si rezultat i kamatave. Në këtë drejtim, mendoj se është e palejueshme që kamata të jetë tre fish më e lartë se sa borxhi bazë që debitori e ka ndaj kreditorit. Në këtë drejtim mendoj se duhet urgjentisht të intervenohet”, tha mes tjerash Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

    Lajmi Paraprak

    8 Kandidatët për president të Serbisë – të gjithë janë kundër pavarësisë së Kosovës

    Lajmi i rradhës

    AI kritikon liderët për thellimin e pabarazive në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë