ZJARR NË TETOVË | Kasami: Nuk ka rrezik nga tymi për shëndetin e qytetarëve (Video)

    Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në konferencë për shtyp tha se stacionet matëse të cilësisë së ajrit nuk tregojnë se ka rrezik nga tymi që po del si pasojë e zjarrit nga fabrika në Tetovë, përcjell Nistori.

    “Instrumentet të cilat matin, apo Stacioni matës i ndotjes është aktiv, pas intervenimeve që janë bërë. Sipas informatave, indikatorët të cilët i kemi marrë nga stacioni për matje të ndotjes, gjitha parametrat janë në kuadër të asaj që është e lejuar, nuk ka rrezik për ndotje, që mund të paraqet rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, tha Kasami.

    Kasami poashtu falenderoj të gjithë ata që ishin pjesë aktive për shuarjen e zjarrit në fabrikën në Tetovë.

    “Falemenderoj të gjithë ata të cilët ishin pjesë aktive të ballafaqimit me këtë fatkeqësi me të cilën u ballafaqua Tetova dhe pollogu, fillimisht të gjithë bizneseve private që ishin në vendin e ngjarjes, por kryesisht ata të cilët ishin në krye të detyrës njësiti i zjarrfikësve të Tetovës, pastaj edhe njësiti i zjarrfikësve të Komunës së Gostivarit që u bashkangjit, Komuna e Kumanovës nga Shkupi. Gadishmëri për të na u bashkangjitur shprehën edhe Komuna e Strumicës dhe Manastirit, por përshkak të largësisë vlerësuam se nuk ka nevojë”, deklaroi Bilall Kasami.

    Ai bëri thirrje që nxënësit nesër të kthehen në shkolla, dhe të vazhdojnë mësimin pasi nuk ka rrezik.

    “Më lejoni që të bëj ftesë për të gjithë shkollat fillore dhe të mesme që nga dita e nesërme të vazhdojnë me procesin arsimor”, tha Kasami.

    “Për momentin po punohet në detektimin e ajrit, gjegjësisht nëse ka gazra toksikë dhe çfarë lloji. Situata për momentin nuk është alarmante. Sipas informacioneve që kemi, ka një nivel të shtuar të grimcave PM. Për këto arsye kemi kërkuar që uji të hidhet përgjatë vijës së zjarrit, gjegjësisht të pengohet që zjarri të mos bartet në pjesën e pasme ku ka kontejnerë me lëndë shpërthyese”, tha Angelov njëherit edhe drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

    Zjarrfikësi Avni Ameti nga Njësiti Territorial kundër Zjarreve në Tetovë tha: Brenda ka materiale që digjen lehtësisht dhe janë të vështira për t’u shuar. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë tym. Janë dy objekte dhe një sallë e madhe e cila digjet dhe po luftojmë në shuarje totale të zjarrit në këtë zonë, që zjarri të mos përhapet. Materialet e djegura janë hequr me ndihmën e punonjësve. Kemi hedhur shumë ujë dhe po hidhet shkumë për fikjen e zjarrit nga një cisternë e siguruar nga aeroporti TAV dhe kompania OKTA. Me ndihmën e gjithë aparaturave dhe kolegëve, zjarri tashmë është lokalizuar dhe uroj që kjo të përfundojë deri në fund të ditës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sërish për Shqipërinë në Europë, por në rrethana të ndryshuara

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE dorëzoi zyrtarisht interpelancën ndaj Xhaferit, ASh-ja nuk do ta mbështesë atë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë